Zbulimi i gjinisë, Xheisara: Mendova se fitova bastin!

Xheisara ka bërë një njoftim të veçantë dhe të lumtur në natën finale të festivalit “Kënga Magjike”, duke shpallur se do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo zbuloi gjithashtu gjininë e bebit, e cila fillimisht u njoftua me drita blu, por më pas kaloi në rozë, duke zbuluar se do të jetë një vajzë.

Megjithatë, Xheisara ka treguar se ishte e bindur se do të ishte djalë dhe madje mendonte se kishte fituar një bast në këtë drejtim. Ky moment i veçantë për të, u bë edhe më interesant gjatë intervistës në studion e “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Dje kam qenë shumë e emocionuar dhe kisha një mal me emocione. Në momentin e parë që e kam parë blu mendova që kisha fituar një bast  që e kisha vënë me mikun tim më të mirë që kishte gjatë gjithë kohës që më thoshte ti do të bësh një vajzë dhe unë i thoja që jo, unë do të bëj një djalë. Unë e thashë që gjithë jetën kam dashur të kem një vajzë, por nuk e di pse qëkur kam qenë shtatzënë, dshira ime ishte që të kisha djalë dhe isha fiksuar që unë beben e kisha djalë. Kur doli djalë aty, thjesht pata një reagim të menjëhershëm se isha unë ajo që e gjeta, ishte ajo ndjesia e mëmësisë që okej,  ia dola.  Kur na e ndërroi Aldo që ishte vajzë, patjetër që jam shumë e lumtur për arsyet që i thashë, por më bëri pak konfuze. Do të shkoj ta kontrolloj edhe njëherë tjetër se nuk jam shumë e sigurt.

Gjithsesi, jam shumë e lumtur për këtë pjesë dhe jam shumë e lumtur që e ndava këtë gjë mes jush dhe patjetër do të jem mami i një vajze, shpresoj që të bëhet edhe ajo një ditë superstar.

Share With:
Translate »
34 Views