Zbulimi i pabesueshëm në fotot e fëmijërisë
Një çift që u kurorëzua në martesë këtë verë, pasi u takuan në universitet, zbuluan se në fakt për herë të parë ishin takuar 20 vjet përpara.
Heidi dhe Ed Savitt, dy 26-vjeçarë që u njohën në 2011 teksa ishin studentë në Universitetin e Newcastle po darkonin bashkë me nënat e tyre, kur u përmend se Heidi kishte pasur një të dashur kur kishte qenë me pushime.
Kay Parker, nëna e Heidit shpjegoi se për dy javë, e bija, në atë kohë 6 vjeç, kishte pasur një “romancë” me një djalë të quajtur Ed, gjatë kohës që ndodheshin me pushime në Gumbet, Turqi.

Megjithatë shpejt biseda ndryshoi dhe çifti i ri bërë shaka duke thënë se bëhej fjalë për një rastësi.
Por dy javë më vonë, Kay po kontrollonte në papafingon e shtëpisë së saj kur zbuloi një album me fotografi të 20 viteve më parë.
Ajo gjeti mes tyre një foto dhe menjëherë e njohur dhëndrin e saj Ed. Pikërisht në këtë moment kuptoi se ai ishte i njëjti Ed me të cilin e bija ishte dashuruar që në vogëli, e me të cilin u martua 20 vjet më vonë.