Zbulimi i ri i shkencës: Infertiliteti mashkullor varet nga një gen

Infertiliteti mashkullor varet nga një gen. Ky i fundit është përgjegjës për prodhimin e një proteine që është hallka lidhëse mes kokës dhe bishtiut të spermatozoidit, që më pas nuk e kanë të mundur të arrijnë tek veza për ta fekonduar.

Ky zbulim sipas komunitetit shkencor shpjegon nga 15%-30% të rasteve të infertilitetit mashkullor, shkak i cili deri më tani mbetej i panjohur për mjekësinë.

Mekanizmi gjenetik është mjaft i rëndësishëm, pasi kërkimet shkencore tani do të orientohen pikërisht në korrigjimin e këtij geni, madje edhe në rastet e kontraceptivit për meshkujt, ku mund të fiket funksioni i këtij geni.

Mjekët kanë arritur në këtë rezultat nga eksperimentet në laborator, ku kaviet që nuk kishin këtë gen në AND-në e tyre, nuk ishin në gjendje të shumoheshin dhe rezultonin plotësisht sterile.

Proteina e identifikuar luan një rol themelor në prodhimin e spermatozoidëve, lëvizjen e notimin e tyre drejt vezës dhe quhet MC2. Studimi është kryer nga një grup kërkimor në universitetin suedez të Goteborg.

Share With:
Translate »
111 Views