Zbulohet arsyeja prekëse, pse Ermali në filmin e ri do të quhet Dan
Teksa të gjithë po presim me padurim vjeshtën që të nisë seriali i shumëpritur “H.O.T” (Humans of Tirana), Ermal Mamaqi dita ditës na zbulon nga një detaj që na i shton edhe më shumë kuriozitetin.

Sot producenti na ka zbuluar se pas kaq vitesh ka vendosur që për këtë serial të ndryshojë pamjen. Ermali është shfaqur me flokë të gjata të mbledhura bishtalec dhe thuajse nuk njihet.

“Miq, ju prezantoj me Danin.
Personazhi im në H.O.T. Sapo nisëm xhirimet e Serialit që do ju bëjë të qeshni dhe të qani, por më shumë të mendoheni… Jam i sigurt që do ju pëlqejë. Qëndroni të ftohtë deri sa ta shfaqim, se pastaj do jeni shumë HOT”, shkruan Ermali krah fotove nga xhirimet.
Mesa duket, Ermali këtë emër e ka përdorur në nder të vogëlushit të mikut të tij të ndjerë Dr. Flori i cili quhet Daniel, por me përkëdheli i thërrasin Dani.
Këtë e kuptuam pasi Blerina, e veja e Dr. Florit e ka shpërndarë në rrjete sociale foton e Ermalit me emrin e personazhit dhe e ka falenderuar në koment duke e shoqëuar edhe me një zemër të kuqe. /Kids’Time/
