Zbulohet e dashura e Sokol Ballës që e bëri baba, ish konukrentja e Big Brother

Krejt papritur u mësua se Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë sërish me një vajzë. Balla e ka bërë lajmin të ditur vetëm të shtunën (16 janar) në një intervistë për emisionin “Fit Station”.

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur,” – u shpreh Sokol Balla, duke shtuar se është nga ata baballarë që i llaston fëmijët.

Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se të bijën e kanë quajtur Broklin.

Por kush është ‘fatlumja’ që priti fëmijën e tretë të Sokolit?

Ajo quhet Sidrita Sadikaj dhe nuk është një emër i panjohur për publikun. Ajo njihet nga pjesmarrja e saj në Big Brother, ku u lidh me njërin prej konkurentëve, Ervinin.

Ish miss, Sidrita, vajza nga Suhareka që është 27 vjeç, 20 vjet më e re se gazetari i njohur.

Ajo mban një post në Bashkinë Tiranë dhe jetojë bashkë tashmë në një vilë në Rolling Hills.

Share With:
Translate »
5104 Views