Zbulohet emri i vajzës së Nick Jonas dhe Priyanka Chopra, ja kuptimi i veçantë që ka
Emri i anëtares më të re të familjes Jonas është zbuluar. Nick Jonas dhe Priyanka Chopra mirëpritën në janar një vajzë përmes një nëne surrogate por janë treguar shumë të rezervuar duke mos zbuluar as emrin e saj.

Megjithatë, TMZ ka siguruar certifikatën e lindjes së të voglës duke zbuluar se ajo është quajtur Malti Marie. Dokumenti zbulon gjithashtu se ajo ka lindur në San Diego më 15 janar . Malti është një emër indian dhe duket si një nderim për nënën e Chopra, pasi emri i plotë i nënës së yllit të “Barfi” është Madhumalti Chopra. Emri ka një origjinë sanskrite dhe do të thotë “lule aromatike” ose “drita e hënës”.
Vajza do të ketë mbiemrat e të dy prindërve, gjë që e bën emrin e saj të plotë të jetë Malti Marie Chopra Jonas.
Priyanka njoftoi fillimisht lindjen e vajzës së saj në një postim në Instagram më 21 janar, ku shkruhej: “Jemi shumë të gëzuar që konfirmojmë se kemi mirëpritur një fëmijë nëpërmjet një nëne surrogate. Ne me respekt kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë ndërsa fokusohemi te familja jonë. Faleminderit shumë shumë.” Ajo më vonë u dha fansave pak detaje rreth jetës së saj si nënë në Instagram mes selfie-ve dhe fotove të shumta, aduke zbuluar se si po shkonte prindërimi.
Të dy kanë qenë shumë privatë pas ardhjes në jetë të Maltit. Megjithatë, gjatë një paraqitje në ‘Celebrate South Asia Excellence’ në Los Anxhelos, aktorja e ‘Quantico’ pranoi në një fjalim se nuk ka dalë shumë që kur mirëpriti fëmijën e saj në jetë, duke thënë: “Unë nuk kam dalë askund, por mu desh të dilja sonte vetëm për të thënë këtë. Se jam shumë krenare që jam me të gjithë ju, që po ju inkurajoj, që ju ofroj ndihmë, mbështetjeje ose çdo gjë që mund të kërkohet prej meje.”
Priyanka, 39 vjeç dhe Nick, 29 vjeç, nisën romancën në maj të vitit 2018, ndërsa në korrik 2018 ai i propozoi për martesë. Ata u fejuan në gusht dhe në dhjetor 2018 u martuan.
