Zbulohet fillimi i ri i familjes së Shpat Kasapit, çifti i bën një premtim djalit

Disa ditë më parë, bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvija ndau në rrjetet sociale planin e familjes për t’u shpërngulur në një vend të ri. Ajo shkroi se kishte vendosur të braktiste çdo gjë toksike dhe t’ia niste nga e para me familjen e saj.

foto galeri

Tashmë plani është vënë në jetë dhe çifti bashkë me djalin, Roelin kanë vendosur të jetojnë në Tiranë. Selvija ka publikuar një foto nga zona ku po banojnë me mbishkrimin “një fillim i ri”. Fotoja është ripostuar edhe nga Shpati, i cili ka shprehur mbështetjen ndaj bashkëshortes me fjalët “i bekuar me ty”.

Duket se shpërngulja ka përkuar edhe me një moment të bukur për familjen, ditëlindjen e djalit. Çifti ka postuar një foto së bashku me një urim ku i premtojnë “se çdo ditë do jetë festë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SELVIJE KASAPI (@selvijekasapi)

Share With:
Translate »
166 Views