Zbulohet gjinia dhe se kur do të lindë fëmija i katërt i Kim dhe Kanye
Kanye West dhe Kim Kardashian po presin fëmijën e tyre të katërt. Ata janë prindër të North, 5 vjeç, Saint, 3 dhe Chicago, 11 muajshe, e cila erdhi në jetë përmes një nëne surrogate. Edhe këtë herë Kim ka zgjedhur një nënë surrogate për të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt, pasi dy shtatzënitë e para ishin të vështira dhe jeta e saj mund të ishte në rrezik nëse mbetej sërish shtatzënë.

Një burim për E!News ka treguar se fëmija i katërt i çiftit West do të vijë në jetë nga një nënë tjetër surrogate dhe jo nga ajo që erdhi në jetë Chicago, pasi ajo solli në jetë fëmijën e saj për Krishtlindje. “Shtatzënia po shkon mirë dhe fëmija pritet të lindë në maj”, -është shprehur ky burim për E!News duke zbuluar edhe gjininë e fëmijës. Ata do të bëhen me djalë dhe ëndrra e Kim për të pasur dy vajza dhe dy djem u bë realitet.
