Zbulohet kontrata: Aktori i njohur i dhuron shtëpi vajzës së ish-bashkëshortes?

Edhe përse Demi Moore dhe Ashton Kutcher vendosën të ndaheshin pas tetë vitesh martesë, aktori nuk hoqi kurë dorë së kujdesuri për fëmijët e ish-bashkëshortes. Madje vajzat e Demi-t e kishin pagëzuar me pseudonimin MOD (shkurtimi për Babai im i dytë – My Other Dad) dhe e shihnin Ashton, jo si një vëlla por si babain e tyre.

Duket se lidhja mes tyre vijon të jetë ende e fortë, pasi Ashton Kutcher edhe përse është martuar me Mila Kunis dhe ka fëmijët e tij, ende vijon të ketë lidhje me fëmijët e Demi Moore.

“E!News” ka mësuar se aktori amerikan bleu në vitin 2009 një shtëpi në Hollywood Hills për një shumë prej $970,000. Dhe aktori, me zemërgjërësinë që e karakterizon, vendosi ta shkruajë në kontratë se shtëpia ishte 50 % e tij dhe 50 % e vajzës së Demi Moore, Rumer Wills.

Mirëpo, revista ka zbuluar se Rumer ka ndryshuar pronësinë në gjykatë dhe sipas dokumentit të ri, Rumer Wills është e vetmja pronare e shtëpisë. Ende nuk është e qartë nëse Ashton ia dhuroi tërësisht shtëpinë vajzës së ish-bashkëshortes apo kjo e fundit ka paguar një pjesë të parave. Gjithsesi, i fali rreth 50 për qind të shtëpiasë dhe nuk është pak!

Share With:
Translate »
820 Views