Zbulohet muaji i lindjes së fëmijës së tretë të familjes mbretërore
Familja mbretërore britanike ka konfirmuar para një muaji se dukesha Kate është në pritje të fëmijës së tretë.
Pallati i Kesingtonit ka lajmëruar se anëtari i ri i familjes do të vijë në muajin prill.
Në një njoftim të shkurtër, shkruajtën në Twitter: “Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë të lumtur që të tregojnë se foshnja do vijë në jetë në prill të vitit 2018.”
Duka dhe Dukesha janë prindër të 4-vjeçarit George dhe 2-vjeçares Charlotte. Kështu, fëmija i tretë i çiftit do të jetë i pesti në rradhë për marrjen e fronit, pas Princit Charles, Princit Ëilliam, Princit George dhe Princeshës Charlotte. Për Mbretëreshën Elizabeth, ky fëmijë do të jetë stërnipi ose stërmbesa e gjashtë.
Nëse do të bëhet fjalë për një djalë, kjo do të jetë hera e parë ku do të hyjë në fuqi ndryshimi i miratuar në mars 2015, që i ndalon djemve mbretërorë të kenë përparësi ndaj motrave të tyre në linjën e trashëgimisë.