Zbulohet për herë të parë kush i bëri komentet raciste për fëmijën e Harry-t në familjen mbretërore

Në instervistën bombë që Harry dhe Meghan dhanë marsin e 2021-shit një nga detajet që bëri më shumë zhurmë ishte historia për ngjyrën e lëkurës së fëmijës. Çifti tregoi se një anëtar i familjes kishte diskutuar se sa të errët mund ta kishte lëkurën fëmija që Meghan priste (kur ishte shtatzënë me Archie-n).

Dhe si në çdo rast, kur tregohet gjysma e historisë, pa e përfunduar, është në natyrën njereëzore të bëhet kurioz. Kush mund të ketë qenë ky familjar? Dyshimet ranë mbi Princin Charles, nisur dhe nga marrëdhënia e tensionuar që Harry ka pasur me të. Por jo.

Zbulohet për herë të parë kush i bëri komentet raciste

Sipas librit të botuar nga ish-gazetari i BBC Tom Bower, ka qenë Camilla Parker, gruaja e Charles ajo që e ka bërë komentin. Megjithatë Tom e tregon ndryshe.

Zbulohet për herë të parë kush i bëri komentet raciste

Camilla dyshohet se ka bërë një koment se si do të dukeshin flokët e fëmijës së ardhshëm të Meghan dhe Harry-t.

“Gjatë atyre javëve, Harry takoi Charles dhe Camilla në Clarence House. Biseda e asaj dite kishte pasur tre tema.

“Së pari, Harry-t iu tha se Meghan duhet të vazhdojë karrierën e saj të aktrimit. Së dyti, Scotland Yard nuk mund të pritet automatikisht të paguajë për mbrojtjen 24-orëshe të të dashurës së tij. Dhe së treti, sipas Harry-t, dikush spekuloi se si do të dukej fëmija i tij i ardhshëm. Në një version, Camilla tha: “A nuk do të ishte qesharake nëse fëmija juaj do të kishte flokë xhinxher afrikan?”

Sipas Tom, Harry qeshi në momentin e bisedës, por pasi foli me Meghan dhe ia tregoi, reagimi i saj e tërboi Harry-n.

Gazetari parashikon se të gjitha këto histori, por edhe më tepër se kaq, do të tregohen nga Harry në librin e tij të kujtimeve, që do publikohet këtë vjeshtë. Aty do të flasë shumë për marrëdhënien e tensionuar me njerkën e tij.

Share With:
Translate »
124 Views