Zbulohet se si mund të neutralizohet Covid-19; Epidemiologu Alihmehmeti tregon zbulimin e ri, pozitiv
Sot, mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit e tij në facebook.
Ai ka paraqitur rezultatet e një studimi, që sipas tij vërteton se COVID-19 dhe variantet e reja të koronavirusit neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me “Pfizer” apo ‘Moderna”.
Postimi i plotë:
Tjetër lajm i mire mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe te vaksinave me mARN per te neutralizuar variantet e reja te SARS-CoV-2.
Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit te varianteve te reja nga:
gjaku i pacienteve te sëmure
gjaku i personave qe e kane kaluar infeksionin, dhe
gjaku i personave te vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
Rezultatet treguan se te gjitha mostrat neutralizonin:
variantin e Wuhanit
variantin D614G (klasik)
variantin Britanik
variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi:
Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja.
Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo te keni mundësi.
Për detaje:
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2777898