Zemra e Aurelës shkrin kur sytë i shohin këtë pamje
Thonë se mëmësia i ndryshon femrat jo vetëm për qëllimet e jetës por edhe për mënyrën se si i shohin gjërat. Ato fillojnë të kenë një ndjeshmëri më të theksuar ndaj ngjarjeve dhe situatave që i rrethojnë, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre.
Mjafton një gjest i vogël prej tyre dhe çdo merr tjetër kuptim.
Edhe me Aurela Gaçen nuk ndodh ndryshe. Ajo është nënë e dy vajzave, Grace dhe Abigail. Grace është gjashtë vjeç ndërsa Abigail për pak javë mbush vitin. Me fëmijën e madh ndodh që të bëhet xheloz kur vjen një motër tjetër ose vëlla në jetë. Por me foton që ka postuar Aurela, Grace na përmbys situatën.
Në foto shfaqen dy vajzat e këngëtares ku e madhja po puth të voglën. Me siguri ky është nga ato çaste që Aurela e shikon shpesh dhe çdo ditë por mbrëmë ka ndjerë ta ndajë me ne duke shkruajtur: Zemra ime shkrin kur shoh këtë pamje. /Kids’ Time
