Zgjedh Arborin para tij! Donaldi: Ja sa vlej unë për Bora Zemanin

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padiskutim një ndër ciftet më të dashura të publikut shqiptar. Pavarësisht se dyshja e ka vërtetuar qartë dashurinë që ka mes tij, mesa duket Donaldi nuk është ende i bindur që ai ka shumë vlerë për Borën.

Moderatori i “Më lër të flas”, ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka vënë në lojë Borën, duke i thënë se po bie tërmet.

Ajo, që mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak Donaldit, është fakti që Bora është ngritur në këmbë, ka marrë djalin e saj dhe është munduar të dalë jashtë, ndërkohë që ka lënë partnerin e saj pas.

“Po ju tregoj sa vlerë kam unë për Bora Zemanin në situata të jashtëzakonshme. Në situata emergjente”, shkruan në një postim Donaldi.

Në videon pasuese, shihet Bora, e cila është duke bërë grimin ndërkohë që Donladi dëgjohet të thotë që po ndodh një tërmet. Bora ngrihet menjëherë dhe merr djalin për t’u larguar, ndërkohë që moderatori i thotë që është fals.

Kjo situatë, sigurisht që nuk i ka përlqyer aspak Borës, e cila është ndjerë tepër e frikësuar, kryesisht për djalin e saj, duke u shprehur : “Ua m’u prenë gjunjët për djalin”

Në postimin tjetër, Donaldi shton: “Unë jam i tejdukshëm. Nuk më gjen gjë mua nga tërmeti”.

Share With:
Translate »
192 Views