Zgjodhi të mos bënte fëmijë, Borova: Familja nuk më gjykoi

42,5% e femrave në Shqipëri që janë në grupmoshën e riprodhimit janë pa fëmijë, një fenomen që vjen nga shumë faktorë socio-ekonomik, por disa edhe se e zgjedhin vetë diçka të tillë.

E ftuar në emisonin People në Euronews Albania, ekspertja e udhëtimeve, Teuta Borova u shpreh se ka zgjedhur të mos ketë fëmijë, zgjedhje kjo, sipas të cilës nuk e ka ndikuar në mirëqenien e jetës së saj apo gjendjen psikologjike.

Ekspertja tregoi se familja dhe miqtë e saj nuk e kanë gjykuar atë për zgjedhjen që ka bërë, kjo sepse ajo vetë ka vendosur që në jetën e saj të mos ketë prioritet të qenurit e martuar apo të pasurit një fëmijë.

“Ky është një problem global, problem ekonomik. Thonë që jeta është shtrenjtuar shumë. Njerëzit janë bërë edhe më egoist, familjet ushtrojnë edhe presion. Unë personalisht jam për cilësi, jo për sasi. Mua nuk ma përmendin as familjarët e mi,  sepse unë kështu e pashë jetën në atë formë që nuk vij për t’u martuar e për të bërë fëmijë,” –u shpreh Borova.

Share With:
Translate »
21 Views