Zhani Ciko, për mungesën e një fëmije: Kur s’vjen natyrshëm, sforcimi mund të shkaktojë probleme
Zhani Ciko ka një dashuri dhe martesë 40-vjeçare me Rudinën e tij, dashurinë e jetës, lidhje e cila nuk solli një fëmijë.
Megjithatë nuk ka asnjë peng.
I pyetur nëse e mendoi ndonjëherë birësimin ai tha:
“Këtu njeriu duhet të krijojë një filozofi se çfarë do. Pa folur me njëri-tjetrin, është një temë që nuk e kemi folur tamam ndonjëherë sepse nuk shërben argumenti. Shërben si të thuash, çfarë do ti dhe kur një gjë nuk vjen në mënyrë të natyrshme, bindja ime është që çdo lloj sforcimi mund të prodhojë diçka që mos të të bëjë të lumtur. Të të krijojë një problem më shumë… Në këtë drejtim nuk ka receta”, tha Zhani Ciko.
Megjithatë të pasurit një punë në kontakt gjithmonë me të rinjtë, me shkollën, nuk ka lënë vend për mungesa.
“Lidhja jonë me të rinjtë, me shkollën, është ajo që kompeson një diçka që ty të mungon.
Duke pasur një jetë artistike ku vazhdimisht janë prezentë edhe të rinjtë, edhe nxënësit edhe gjithçka që ti ke bërë”, tha Zhani Ciko.
Rrëfimin e plotë e gjeni këtu