Zhduket 14-vjeçarja, dëshmia e nënës live: Vajzën ma shfrytëzojnë për prostitucion

Një vajzë 14-vjeçare, Besjana Cuka është shpallur e zhdukur prej 7 ditësh në Tiranë dhe nëna e saj ka bërë thirrje sot për ndihmë për gjetjen e vajzës, e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”. Nëna e 14-vjeçares, Alma Cuka tregon se vajza është larguar 10 herë brenda 10 muajsh nga shtëpia dhe se dyshon se ajo shfrytëzohet për prostitucion nga dy vëllezër.

“Vajza është larguar rreth 10 herë nga shtëpia. Vëllezërit e Kristinës thërrisnin disa persona të tjerë të cilët abuzonin me vajzën time. Me këtë vajzën Kristina, vajza është lidhur përmes shoqeve në shkollë. Unë jetoj vetëm me vajzën se burri është në Gjermani dhe punoj prej 8 orësh në një lokal. Vajza gjente momente dhe largohesh nga shtëpia, pasi mendoj se kërcënohej. Unë i kam thënë që të lutem mos më dil nga shtëpia vajzës. Vajza nuk ka qënë e izoluar. Unë i jam përgjëruar vajzës, por ajo nuk më ka dëgjuar pasi mendoj se ka qenë e kërcënuar. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj, por zërin e kam ngritur. Kristina  është pjesë e një rrjeti të trafikimit të femrave, pasi këtë ma ka thënë nëna e saj. Vajza është larguar 10 herë në 10 muaj dhe hera e fundit ka qenë para dy muajsh. Kam qenë disa herë në komisariat që kam denoncuar. Kjo është periudha më e gjatë që është zhdukur, pasi po bën 6 ditë”, ka deklaruar Alma Cuka.

Share With:
Translate »
1072 Views