Zhdukja e mistershme e 19-vjeçares shqiptare/ Babai i përlotur: Jeta i ndryshoi kur njohu…

Kanë kaluar 16 muaj nga zhdukja misterioze e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili në Greqi.

Çështja ende nuk është zgjidhur. Prindërit e saj, të cilët ende nuk e besojnë se vajza e tyre është zhdukur, folën sërish.

“Lutemi të marrim një telefonatë nga ajo sepse shpresa vdes e fundit. Ne besojmë se është gjallë.

Shkuam edhe në Kaminia ku na u tha se Artemis është varrosur, policia ka filluar hetimet dhe ato vazhdojnë.

Nuk dyshonim për asgjë pasi Artemisa ishte paksa e mbyllur. Ajo nuk dilte. Unë ende insistoj se dikush e ka rrëmbyer. Shpresoj të paktën të jetë larguar me një djalë. Kemi kërkuar të hetojmë të riun që Artemis u përfshi në një lidhje. Që nga momenti kur ai hyri në jetës e saj gjërat ndryshuan.

Një grua që ka dëshmuar, ka treguar se në orët e para të së shtunës, disa orë pas zhdukjes së Artemidës ka parë një vajzë që dukej e shqetësuar duke ecur me nxitim në Marathonos Avenue, po nuk ka siguri 100% që ishte ajo,” thotë i ati i përlotur.

Share With:
Translate »
237 Views