Zjarri shkrumbon shtëpinë gjatë natës, familja shpëton por mbeten në qiell të hapur

Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në Përrenjas, pikërisht në fshatin Rrajcë Fushë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Mirëpo, për shkak të zjarrit familja e 56-vjeçarit me inicialet N. Ç., ka ngelur pa strehë, pasi gjithçka u shkrumbua. Ata kanë mbetur në qiell të hapur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga shkëndijë elektrike.

Ndërkohë edhe vetë familjarët nuk pretendojnë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.

Share With:
Translate »
704 Views