ZOI 18 MUAJSHE VUAN NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË, FAMILJA BËN APEL PËR NDIHMË
Mesazhin e tyre familjarët e kanë publikuar edhe në mediat e huaja.
Mesazhi i plotë i familjes Qiraxhi:
Zoi jonë e ëmbël është diagnostikuar me leuçemi akute dhe ne jemi të shkatërruar nga kjo ngjarje.
Ajo është një foshnjë 18 muajshe dhe na sjell dritë të gjithëve. Zoi po kalon një periudhë të vështirë ku po përpiqet të mposhtë ‘përbindëshin’ që po mundohet t’i marrë jetën dhe një ditë ajo do të tregojë se vrau një përbindësh në moshë kaq të re.
Ne jemi një familje nga Shqipëria me shumë pak mundësi, por ashtu si çdo prind do të bëjë gjithçka që mundemi për të shpëtuar vajzën tonë të vogël. Zoi do të duhet të udhëtojë për në Itali javën e ardhshme për trajtim dhe rruga e saj për rimëkëmbje është e vështirë dhe e gjatë.
Ne i lutemi të gjithëve që të na ndihmojnë aq sa munden financiarisht në këtë situatë të tmerrshme. Çdo shumë megjithatë e vogël do të na ndihmojë. Ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës për bujarinë e të gjithë familjarëve shqiptare dhe të huajve dhe shpresojmë se një ditë Zoi do ta paguajë këtë mirësi!
Me shumë mirënjohje
Familja Qeraxhi
Për të dhënë ndihmën tuaj klikoni në: https://www.leetchi.com/c/zois-leukemia-fund