Bukuroshja shqiptare shtatzënë me të dashurin 11 vjet më të vogël

Diellza Kolgeci është kokë e këmbë e dashuruar me partnerin e saj 11 vjet më të ri, basketbollistin Fisnik Rugova. Por lajmet e mira nuk paskan fund!

Burime për “Prive.al” kanë konfirmuar se bukuroshja shqiptare është në pritje të ëmbël. Diellza është shtatzënë për të parën herë dhe është në muajin e katërt të shtatzënisë.

‘Diellza është katër muajshe shtatzënë dhe po ndihet shumë mirë’ –  është shprehur burimi, pa dhënë të tjera detaje.

Sakaq, Diellza Kolgeci ka zgjedhur të mos e komentojë ende këtë lajm në media. Diellza është e njohur për publikun si modele, aktore, prezantuese dhe këngëtare.

Share With:
Translate »
794 Views