“Telefoni i erës”/ Egla ‘telefonon’ babin: Mamin e kam unë në dorë

Pak momente më herët, aktorja Egla Ceno ka ‘telefonuar’ babain e saj nëpërmjet telefonit të erës.

Në një telefonatë me babain e ndjerë, i cili ka humbur jetë kur aktorja ishte 18-vjeçe, Egla nuk mund ti ndalë lotët teka i tregon atij për çdo gjë që ka ndodhur në familjen e tyre gjatë kohës që ai nuk ka qenë i pranishëm.

Alo ba! Hë mo, ç’bëhet andej nga ty? Si të shkojnë punët? A qesh? Je plakur mo? Mos më thuaj… Miri është rritur, është bërë me dy fëmijë. Berti ka dy goca, unë mbahem, mbaj mamin e di ti… goca babit pra.”

“Të mbaj mend shumë mirë edhe të kam në mend dhe në zemër. Mos ki merak fare për mamin e kam unë në dorë edhe çunat, e di ti… edhe do shihemi…”

 

Share With:
Translate »
67 Views