Chrissy Teigen: Jam e keqja e shtëpisë, bashkëshorti ‘mashtrohet’ nga vajza

Ata mund të jenë prindërit më të këndshëm që keni parë, por zënkat për fëmijët janë të mëdha.

Modelja dhe autorja, Chrissy Teigen ka zbuluar se është e keqja e shtëpisë për shkak të bashkëshortit John Legend. Ata janë prindër të dy fëmijëve, por këngëtari John ‘mashtrohet’ menjëherë nga vajza Luna.

Në një intervistë ku po promovonte librin e saj të ri, Chrissy tha:

“Ai fillon të thotë ‘JO’, por nëse Luna e pyet edhe një herë, ai thotë ‘PO’. John preket shumë shpejt nga Luna. Unë mendoj se kjo ndodh sepse të dy janë aq të ngjashëm sa që në momentin që ajo i kërkon diçka të atit ai është gati t’i japë gjithçka që do. Ai duhet të mësojë të thotë jo, sepse kjo bën që unë të jem gjithmonë e keqja. Ekziston gjithmonë një i tillë në familje”, tha Chrissy.

Share With:
Translate »
639 Views