Grindjet mes prindërve ndikojnë në zhvillimin emocional të fëmijëve

Zhvillimi emocional i fëmijëve mund të ndikohet ndjeshëm nga ambienti dhe marrëdhënia jo e mirë mes prindërve, e cila është një nga faktorët që ndikon më së shumti në stabilitetin e tyre. Është thelbësore të zbulohet dhe evitohet nga ana e prindërve që vazhdimisht mbajnë qëndrime negative në sjelljet mes njëri-tjetrit, pasi stabiliteti i fëmijës mund të rrezikohet seriozisht.

1

T’i drejtohesh fëmijës me të bërtitura ose anëtarëve të tjerë të familjes, mund të shkaktojë pasiguri serioze tek të vegjlit e shtëpisë.

Në disa raste, tek ata mund të lindin gjithashtu ndjenjat e fajit. Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kësaj sjelljeje ndërmjet 0 dhe 3 vjet. Është e rëndësishme që prindërit të jenë vigjilentë dhe të kujdesen për sjelljen e tyre gjatë gjithë kohës. Ky rekomandim vlen si për shëndetin mendor ashtu edhe për stabilitetin e të gjithë anëtarëve të familjes.

Gjendja e rënduar emocionale mund të ketë shumë origjina. E rëndësishme është të zbulosh problemin dhe të bëjmë gjithçka të mundur për ta zgjidhur atë para se të ndikohet seriozisht tek emocionet e të gjithë familjes.

Shkaktarët janë të shumë. Puna, ritmet e jetës frenetike, apo edhe probleme të tjera që një person mund të ketë prej kohësh.

Efektet që këto sjellje sjellin tek fëmijët, janë të ndryshme dhe të gjitha kanë një peshë të caktuar. Le të shohim gjërat më të zakonshme që veprojnë si një paralajmërim, në mënyrë që të mund të jetojmë një marrëdhënie familjare të lumtur dhe të qetë.

2

PASIGURIA

Është një nga efektet kryesore që mund të shkaktojë gjendjen e rënduar shpirtërore të prindërve. Kur fëmija është vazhdimisht i ekspozuar ndaj situatave të tensionuara dhe të vështira, sidomos kur vijnë nga prindërit, krijohen pasiguri.

DEPRESIONI DHE ANKTHI

Shfaqet depresioni dhe ankthi. Është e zakonshme për fëmijët e prekur nga mungesa e vazhdueshme e prindërve, të kenë probleme me përshtatjen në shkollë dhe me fëmijët e tjerë të moshës së tyre.

SJELLJE AGRESIVE

Gjendja e rënduar e prindërve mund të interpretohet nga fëmija si mungesë dashurie. Fëmijët që rriten në një marrëdhënie të ftohtë dhe të largët shpesh zhvillojnë sjellje agresive.

Është e këshillueshme, në rast se shfaqen një ose më shumë situata midis atyre të listuara, ndoshta të raportuara nga mësuesit dhe njerëzit në kontakt me fëmijët, që prindërit të flasin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin për të sjellë qetësi brenda shtëpisë dhe në marrëdhëniet me fëmijët.

Mënyra më e mirë për të rikuperuar besimin dhe humorin e mirë është të kalosh kohë me ta, duke fikur kompjuterët, telefonat celularë dhe duke luajtur së bashku. Pushimet e vogla të përditshme për një akullore ose udhëtim me biçikletë, rimarrin kontaktin që u jep atyre besim dhe qetësi.

Share With:



371 Views