I ngec krahu në pompën e ujit në pishinë, vdes 12 vjeçarja

Një 12-vjeçare ruse nderroi jete pasi një pompë pishine e terhoqi fatalisht duke e mbajtur 15 minuta nen uje. Ngjarja ndodhi në një resort turk. Alisa Adamova ishte me pushime së bashku me prindërit në hotelin Sunhill në Bodrum.

Ajo po lahej në pishinë kur pompa e ujit e mbërtheu nga krahu dhe e la të bllokuar brenda. Dëshmitarët raportuan se asnjë roje shpëtimi nuk ndodhej afër pishinës në atë moment.

“Ne thirrëm stafin e hotelit që të fiknin pompën por askush nuk erdhi për të na ndihmuar,”-tha turisti polak Tomasz Grushalski. “U deshën 10 minuta për ta fikur pompën dhe më pas u nxor vajza jashtë ujit”.

Babi i saj u fut në pishinë për ta shpëtuar por e kishte të pamundur ta tërhiqte pasi dora e saj ishte thithur fort në tubin e pompës. Pasi u fik pompa babai i vajzës dhe 7 persona të tjerë që hynë për ta shpëtuar thyen tubin dhe nxorën Alisan me një copë tubi në krahun e saj.

Vajza u dërgua menjëherë në spital por vdiq 11 ditë më vonë.

Share With:



189 Views