“Më masazho këmbët”, Sara shtatzënë i “bën zbor” Ledion Liços

Moderatori shumë i dashur për publikun e që prej më shumë se një viti i mungon ekranit, Ledion Liço festoi dje ditëlindjen e 33 me një festë surprizë që mblodhi njerëzit e tij më të dashur.

Me anë të një postimi në Instagram, Sara tregon se ajo dhe Lori vendosën ta surprizojnë Ledionin pasi është ai që planifikon gjithmonë për to.

“Bashkëshorti im gjithmonë planifikon dhe bën gjëra për ne, kështu që këtë vit para se të hy në letargji, Lori Hoxha dhe unë vendosëm t’i bëjmë atij një festë surprizë me të gjithë të dashurit tanë! Tani Ledion Liço është koha të më masazhosh këmbët dhe të më sjellësh ushqim. Ok, faleminderit”, shkruan Sara.

Share With:
Translate »
458 Views