Sidrit Bejleri bëhet sërish baba: Faleminderit Zot

Gjatë ditës së sotme, këngëtari i njohur shkodran Sidrit Bejleri është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Sidriti përmes një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet dora e vajzës dhe me këtë rast zbulon edhe gjininë.

Këngëtari falenderon Zotin për këtë dhuratë të çmuar që i ka dhënë.

‘Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëseerdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë’, shkruan Bejleri.

Kujtojmë që Sidriti ka edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë dhe një vajzë.

Share With:
Translate »
654 Views