1 i vdekur dhe 319 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

1 viktimë është shënuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit Covid-19. Viktima është një një 66-vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3843 testime dhe kanë rezultuar të infektuar 319 persona.

Raste pozitive janë 145 në Tiranë, 23 në Fier, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Elbasan, 7 në Mallakastër, Vlorë, 6 në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, Lushnje, Kuçovë, 4 në Tropojë, Gjirokastër, në Vorë, Dibër, 3 në Devoll, Belsh, 2 në Kukës, Lezhë, Rroskovec, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Gramsh,1 në Malësi e Madhe, Pukë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, Dimal, Cërrik, Librazhd.

Në të gjithë vendin janë 5,270 pacientë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 221 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,484 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          319
Të shëruar në 24 orë       221
Të shtruar në spitale       126
Humbje jete në 24 orë    1
Testime ditore                 3,843

Testime totale              1,452,061
Raste pozitive                206,935
Raste të shëruara          198,484
Raste Aktive                      5,270
Humbje jete                      3,181

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,527
Fier                 608
Durrës             362
Shkodër          350
Elbasan           307
Berat               247
Vlorë                237
Gjirokastër     229
Lezhë               140
Korçë               120
Kukës               70
Dibër                73

Share With:
Translate »
249 Views