Heroi i Oklahoma-s! Djaloshi 11-vjeçar shpëton dy persona në të njëjtën kohë

Një djalë 11-vjeçar nga Oklahoma është quajtur hero pasi intuita dhe trimëria e tij shpëtoi dy jetë në një ditë të vetme.

Drejtuesit e shkollës thonë se Davyon Johnson ndihmoi të shpëtonte një shok klase, i cili po mbytej dhe një grua, e cila përpiqej t’i shpëtonte zjarrit në shtëpi në po të njëjtën ditë.

Shkollat Publike Muskogee, Departamenti i Policisë Muskogee dhe Departamenti i Sherifit të Qarkut Muskogee nderuan Johnson për heroizmat e tij në një takim të Bordit të Arsimit të Muskogee.

Në këtë ngjarje, nënsherifi Greg Martin i dha nxënësit të klasës së gjashtë një certifikatë duke e emëruar atë një zëvendës nderi për Zyrën e Sherifit të Qarkut Muskogee.

“Ne jemi të gjithë shumë krenarë për ty, Davyon!!” ,- shkruhet.

Drejtoresha Latricia Dawkins e konsideroi Johnson një“hero të dyfishtë” në një intervistë me “The Muskogee Phoenix”.

“Ai gjithmonë ka treguar se dëshiron të jetë një EMT (Emergency Medical Technicians). Kështu që ai e vuri në veprim këtë dëshirë dhe e shpëtoi menjëherë shokun e tij të shkollës,” tha Dawkins për gazetën, duke shtuar se Johnson “është thjesht një shpirt i sjellshëm dhe i pëlqyer nga ajo,kolegët dhe gjithë stafi.”

Incidenti i parë, tha Dawkins, ndodhi gjatë ditës së shkollës. Drejtori i tha “Phoenix” se Johnson u hodh në veprim pasi një nga shokët e tij të klasës në Akademinë e klasës së 6-të dhe të 7-të gëlltiti aksidentalisht një kapak shishe uji pasi u përpoq ta zhbllokonte atë me gojën e tij.

Johnson “menjëherë vrapoi me shpejtësi” te fëmija që po mbytej dhe kreu manovrën Heimlich, tha Dawkins.
“Nga rrëfimet e dëshmitarëve, kur ai e bëri këtë, kapaku i shishes doli jashtë,” shpjegoi ajo.

 

Share With:
Translate »
169 Views