1 muaj pas lindjes, Chiara Ferragni publikon videon e barkut dhe jep një mesazh të fuqishëm për gratë

Në 23 mars, Chiara Ferragni dhe Fedez, u bënë prindër për herë të dytë. Çifti i famshëm u bekuan këtë herë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vittoria. Ky emër është me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”. Pas lindjes së vajzës, si Chiara, po ashtu dhe Fedez, kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale ku ndajnë momente të ndryshme nga përditshmëria.

Çifti publikojnë video e foto të ndryshme me dy fëmijët e tyre dhe jeta e bukur që bëjnë. Chiara nuk ka munguar asnjë ditë në Instagram pas lindjes së vogëlushes dhe nga çdo postim që ka bërë ajo duket në formë perfekte trupore. Edhe pse ka kaluar 1 muaj nga ardhja në jetë e vajzës, ajo ka arritur që t’ju rikthehet shumë shpejt linjave të saj të mëparshme. Megjithatë sot ajo ju ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm të gjitha vajzave, që mund të ndjehen keq nga format e tyre.

Ajo ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shfaqet me streçe dhe sapo i ul ato poshtë tregon barkun e saj të vërtetë.

“Doja ta postoja këtë si një kujtim për të gjithë ne se trupat tanë janë perfekt në çdo mënyrë se si duken, mbajeni mend se një pozë ndryshe, një dritë ndryshe dhe në këtë rast, streçet me shtrat të lartë e bëjnë trupin tuaj të duket kaq ndryshe dhe kjo është shumë ok. Le të tregohemi të gjithë të dashur me trupat tanë, flisni mirë për ta dhe falenderojini që na bëjnë ne të jetojmë çdo ditë”, shkruan Chiara përkrah videos.

 

Share With:
Translate »
545 Views