1 në 10 vajza martohet nën 18-vjeç, aborte selektive për gjininë
Studimi i fundit i UNFPA për gjendjen e popullësisë tregon statistika të frikshme përsa i takon diskriminimit gjinor. në vendin tonë ende ndodhin aborte selektive për shkak se fetusi është femër, ndërsa me shqetësim shihen martesat në moshë të hershme. 1/10 vajza martohen nën moshën 18 vjeç dhe 70% e tyre divorcohen pas disa viteve. Shqipëria renditet në vendin e 95 nga 142 vende të botës përsa i takon pabarazisë gjinore.
Një studim i UNFPA, tregon ende në Shqipëri mentaliteti patriarkal detyron abortet selektive për shkak të gjinisë.
Manuella Bello argumenton se aborti për shkak të gjinisë së fetusit është presionin i hapur i femrës ndaj femrës.
Manuela Bello: Fakti që abortet selektive vazhdojnë të ndodhin në Shqipëri, tregon se edhe ligji mbi abortin vullnetar dhunohet në Shqipëri. Shpesh herë është presion mbi femrën për të abortuar një femër.
Edhe pse studimi është bërë për Korçën, Pogradecin dhe Librazhdin të dhënat e UNFPA janë shokuese përsa i takon martesave në mosha të hershme.
Statistikat tregojnë se 1 në 10 vajza nën moshën 18 vjeç, prindërit e tyre rezultojnë më arsim të ulët, po ashtu edhe vajzat vetë për shkak se detyrohen të lënë arsimin nga martesa.
Manuela Bello: Në 10 martesa, 10 janë nën moshën 18 vjeç. Kjo është shifër ndoshta problematike. Faktori dominant është faktori ekonomik. Ndodh që vajza të martohet në familje ku bashkëshorti i vajzës është emigrant. Pra, vajza merret në shtëpi si krah pune.
Raporti i vitit 2017 për gjendjen e popullësisë, tregon edhe situtanë e femrës në Shqipëri përsa i takon punës dhe pagesës së tyre.
Në pozicione drejtuese kemi shumë pak gra duke e renditur Shqipërinë në vendin e 95 nga 142 vene të përfshira në studimin e Kombeve të Bashkuara duke e rendit Shqipërinë krahas Armenisë dhe Azerbajxhanit. /Ora News