1 vit të martuar dhe me një djalë, Elita kujton momentet më të bukura nga dasma dhe i bën një dedikim të veçantë Gjikos
Si sot një vit më parë Elita Rudi dhe Gjiko kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Dasma e çiftit u cilësua si një nga më të bukurat të vitit dhe njëkohësisht si më luksozja. Këtë ditë Elita e ka kujtuar përmes momenteve më të veçanta nga dasma dhe i ka dedikuar Gjikos fjalët më të bukura të dashurisë. “1 vit iku, përgjithmonë”, ka shkruar Elita përkrah videos shoqëruar me dedikime të tjera.
Ndërsa Gjiko ka lënë një koment, ku sigurisht nuk ka munguar as humori. “Jam shumë krenar që je gruaja ime. Të dua Elita Rudi Gjikolli! Ishim çift u bëmë prindër. Vazhdojmë me prodhim”, ka komentuar reperi. Pak muaj pas martesës së tyre Elita solli në jetë fëmijën e parë të saj dhe Gjikos, një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Zëri.