Blero kishte shoqëruesen më të veçantë në ceremoninë e dasmës së tij me Afronën

Që nga koha kur Blero dhe Afrona u njohën me njëri-tjetrin, këngetari  i njohur kishte gjithmonë me vete një xhevahir,  i cili më vonë do të bëhej  i tillë edhe për Afronën. Tara, vajza e Bleros nga martesa e tij e parë, dalëngadalë u bë shoqe e mirë edhe për partneren e të atit. Të dyja vajzat, në gjithë këto vite, kanë ndarë shumë çaste të bukura me njëra-tjetrën. Kudo ku ishte Blero dhe Afrona, aq afër ishte me ta edhe Tara…

Dhe sot, kush më shumë se ajo, e meritonte të merrte këtë rol kaq të rëndësishëm? Shoqëruesja e babit drejt altarit ishte pikërisht vogëlushja Tara.

E veshur me një fustan në rozë të ëmbël, siç u ka hije vajzave të moshës së saj, Tara, e emocionuar jo më pak se  i ati, ka shoqëruar prej dore Bleron drejt altarit, duke  i treguar rrugën drejt një jete të re.

Tashmë, ai dhe Afrona do të jenë gjithmonë bashkë dhe po aq afër tyre është edhe Tara – shoqja më e mirë e Afronës.

Share With:
Translate »
633 Views