10 dhe 12 vjeç, aktorja e njohur shpjegon pse nuk u ka dhënë celularë fëmijëve të saj

Në një intervistë së fundmi të dhënë nga Penélope Cruz, ajo ndër të tjera flet për jetën e saj familjare me dy fëmijët, Luna 10-vjeçare dhe Leo 12-vjeçar.

Ajo thotë se përpiqet t’u japë atyre mundësinë që të ekspozohen publikisht kur duan dhe jo me inponim.
Çfarë bëri përshtypje është se Cruz ka zgjedhur të mos u japë një celular.

“Është kaq e lehtë të biesh viktimë e manipulimit, veçanërisht nëse truri yt është ende në zhvillim. Dhe kush e paguan çmimin? Jo ne, as brezi ynë që, le të themi, mësoi në moshën 25 vjeçare se si funksionon një BlackBerry. Është një eksperiment mizor mbi fëmijët dhe adoleshentët”.

Aktorja foli me shumë nderim për rolin e nënës, pasi sipas saj ka shumë të tjera që nuk e kanë këtë fat.

Share With:
Translate »
51 Views