Djali i çiftit Beckham bëhet kuzhinier, ndjek pasionin dhe hap restorantin e tij
Të jesh bir i dy personaliteteve të njohura si ish-futbollisti David Beckham dhe gruas së tij, ish-këngëtarja dhe tani stiliste, Victoria, nuk duhet të jetë aspak e lehtë. Madje, djali i madh i tyre po përpiqet të shkëlqejë me dritën e vet.
Megjithatë, i parëlinduri i çiftit, Brooklyn, nuk e humb besimin dhe, megjithëse paratë nuk i mungojnë me shumicë, duke ditur origjinën e tij dhe martesën me trashëgimtaren e pasur Nicola Peltz, ka vendosur të injorojë kritikat që merr në rrjetet sociale kur përpiqet të bëjë rrugën e tij si kuzhinier.
Kësisoji, do të ketë restorantin personal në mënyrë që ndjekësit të mund të provojnë pjatat e tij. I riu, 24 vjeç, ka bashkëpunuar me “Uber Eats” për të ofruar një menu, ushqimet e së cilës do t’iu dorëzohen porositësve në shtëpi brenda Londrës.
Kjo menu do të jetë në dispozicion për një kohë të kufizuar, pasi kuzhina e tij do të hapet vetëm të enjten, 25, dhe të premten, më 26 janar, nga ora 17 deri në 22:00 (ora britanike), siç shpjegon “The Mirror”.
Menuja nuk është shumë e gjerë dhe do të përbëhet vetëm nga pesë opsione, duke përfshirë sanduiçin e famshëm të mëngjesit anglez “Nanny Peggy” dhe një “bolognese” të gatuar ngadalë për 12 orë.
“Dadoja ime Peggy më mësoi se si të bëja sanduiçin e saj të mëngjesit anglez kur isha 5 vjeç dhe që atëherë ka qenë ushqimi im i preferuar. Gjithmonë më ka pëlqyer të provoj ushqime, kuzhina dhe kultura të ndryshme, por ky ka qenë një nga kujtimet e mia të para të dashurisë për gatimin”, – shpjegon i riu në deklaratën që njofton kompaninë për këtë aksion të përbashkët.
“Të kaloj kohë në kuzhinë është padyshim diçka që më bashkon shumë mua dhe babin, megjithëse mendoj se e bëj më të mirë sanduiçin e mëngjesit anglez”, – shton djali i David Beckham.
Siç raportohet nga “Uber Eats”, Brooklyn Beckham ka krijuar një përzgjedhje të ushqimeve të tij të preferuara nga e gjithë bota, frymëzuar nga edukimi global që ka. Klientët do të mund të provojnë pesë pjata të ndryshme me çmime që fillojnë nga 10 £.