10 vite martesë dhe 3 fëmijë, këngëtari shqiptar surprizon bashkëshorten
Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij kanë festuar sot 10 vjetorin e martesës. Në darkën festive për përvjetorin e veçantë, këngëtari i njohur e ka surprizuar bashkëshorten me një tortë dhe i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla.

“Gëzuar 10 vjetorin dashuria ime”,-shkruan Ermali. Edhe pse kanë kaluar shumë vite Ariana dhe Ermali janë aq të lumtur dhe po aq të dashuruar sa ditët e para. Çifti ka edhe tre fëmijë Arti, Buna dhe Era.
