Histori pas një tatuazhi, drama familjare e Xhisielës
“Eni Vasili: Më trego pak për familjen tënde, në çfarë familje je rritur?
Xhisiela Maloku: Jetoj me mamanë, pasi babain e kam humbur para 20 vitesh. Kam jetuar te njerëzit e mamit, po ashtu edhe te njerëzit e babit.
Eni Vasili: Si e ke humbur babanë? Të kujtohet?
Xhisiela Maloku: Kur kam humbur babanë kam qenë në moshën 3 vjeç e gjysmë. Ai është vrarë në vitin 1997.
Eni Vasili: Si është vrarë, në çfarë rrethanash? Ta kanë treguar?
Xhisiela Maloku: Jo.
Eni Vasili: Nuk e di si ka ndodhur ngjarja.
Xhisiela Maloku: E di që ka qenë me kushëririn e tij, i kanë bërë prit dhe e kanë vrarë. Mbaj mend shumë pak, vetëm dy tre fragmente, shumë pak.
Eni Vasili: Besoj ke foto të tij… e ruan kujtimin e tij?
Xhisiela Maloku: Patjetër. Në të gjithë shtëpinë.
Eni Vasili: E ke ndjerë mungesën e tij?
Xhisiela Maloku: Shumë e kam ndjerë, më ka munguar në çdo moment.
Eni Vasili: A ka pasur një figurë që e ka zëvendësuar babanë? Nuk e di… dajë, xhaxha…
Xhisiela Maloku: Dajat kanë qenë gjithmonë pranë meje, por babain nuk mund të ma zëvendësojë askush.
Eni Vasili: A mendon se jeta jote do të kishte qënë më ndryshe, nëse do ta kishe pasur pranë babanë tënd?
Xhisiela Maloku: Absolutisht po, do të kishte qenë më e mirë, më e sigurt.“
Kështu u shpreh ndër të tjera Xhisiela Maloku në intervistën me Eni Vasilin për emisionin “Open” kur gazetarja e pyeti për familjen.
Me sa duket mungesa e figurës atërore e ka shoqëruar gjithmonë saqë ajo ka vendosur të bëjë një tatuazh dedikuar atij të cilin e shohim në krahun e saj teksa shfletojmë fotot personale. Ah sa shumë duhet ta ketë ndjerë mungesën e tij Xhisiela këto ditë ku ajo ka qenë në qendër të vëmendjes. /Kids’ Time
