10-vjeçari që humbi jetën në Elbasan, ishte nisur për tek varri i nënës me lule në dorë

Ditën e djeshme raportuam ngjarjen e rëndë, ku një 10-vjeçar, humbi jetën, pasi u përplas nga makina, teksa po qëndronte në trotuar në fshatin Pajovë të Elbasanit.

I mituri, kishte marrë lule në dyqan dhe do shkonte t’i çonte ato te varri nënës së tij, që kishte humbur jetën 2 vite më parë.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre përfundoi në trotuar, ku i mori jetën të miturit.

Share With:
Translate »
65 Views