10-vjeçari shpëton vëllain që po mbytej, imiton skenën e preferuar të filmit

Ylli hollivudian, Dwayne Johnson ka pagëzuar një 10-vjeçar me emrin ‘hero i jetës reale’ pasi imitoi skenën e filmit të tij që të shpëtojë vëllain që po i mbytej.

Jacob O’Conor gjeti 2-vjecarin Dylan me kokë poshtë në pishina dhe nxitoi që të bënte veprimet që kishte parë në film, pa kërkuar për ndihmë.

Ai e nxorri të vëllain nga uji dhe filloi ta shtypte në gjoks që të nxirrte ujin që kishte thithur, dhe ti stabilizohej frymëmarrja.

Pas kësaj, Dylan u dërgua në spital që të merrte mjekimin e duhur. Dwayne, i njohur me emrin ‘The Rock’ u mahnit nga rasti dhe ka shkruajtur në Twitter: “Histori fantastike. Po shkruaj një Twitter për Jacob se shpëtoi jetën e vëllait të tij. Je një hero i jetës reale. Ne jemi krenarë për ty.”

Skena e vërtetë është në filmin San Andreas ku roli i Johnson është që të shpëtojë vajzën e tij të vogël.

Share With:
Translate »
1058 Views