Elijona rikthehet pas humbjes së madhe, mesazhi që ndau për ndjekësit

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona, është rikthyer sërish pranë ndjekësve të saj pas një mungese njëmujore nga rrjetet sociale. Rikthimi i saj ka ardhur përmes një postimi emocional në Instagram, ku ajo ka ndarë arsyen e kësaj shkëputjeje të papritur. Ajo ka zbuluar se gjatë kësaj kohe ka përjetuar një humbje të madhe familjare, ndarjen nga jeta të xhaxhait të saj, një ngjarje që e ka prekur thellë dhe ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale. Për këtë arsye, Elijona ka zgjedhur të tërhiqet nga vëmendja publike, duke i kushtuar kohë vetes dhe familjes.

Në mesazhin e saj, ajo thekson se kjo periudhë ka qenë e domosdoshme për të gjetur qetësi dhe për të përballuar dhimbjen.

“Këtë muaj e kam marrë për veti edhe për familjen tem, me u qetësu pak, me shëru zemrën edhe me e gjet prap veten,” është shprehur ajo.

 

 

Elijona ka falënderuar gjithashtu ndjekësit për mbështetjen dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe, duke vlerësuar mesazhet e ngrohta dhe ngushëllimet që ka marrë. Në fund të reagimit të saj, Elijona rikonfirmon edhe një herë misionin personal: të inspirojë vajzat e reja që të mos dorëzohen përballë vështirësive dhe të vazhdojnë të ecin përpara me forcë dhe besim.

“Tash jam prap këtu, ma e qetë, ma e fortë edhe ma aktive se kurrë,” përfundon ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elijona Binakaj (@elijona)

Share With:
Translate »
2 Views