11 këshillat e gjyshes që bën mirë të mos i kesh harruar
Koha do ta tregojë nëse e ke njohur vërtet dikë ashtu siç është.
Ferri dhe parajsa nuk ekzistojnë. Ne i jetojmë ato në tokë, duke u dënuar ose shpërblyer.
Nuk është e nevojshme të bësh gjithçka. Mëso të jetosh thjesht.
Ji vetvetja dhe mos prit të të kuptojnë të tjerët.
Kushtoji vëmendje veprimeve të njerëzve dhe jo fjalëve të tyre, ato i merr era.

Kur do të falësh dikë që ke lënduar, bëje plotësisht. Nëse nuk e bën dot plotësisht, atëherë mos e fal, largohu.
Kujdesu me atë që thua, por sidomos kujdes si e thua.
Askush s`mund të të lexojë mendjen, ndaj ji i qartë në atë që do dhe që kërkon.
Rrobat e pista lahen në shtëpi. Edhe problemet zgjidhen brenda saj, ndaj mos e hap derën për t`i nxjerrë jashtë.

Kujdesu për ata që janë të rëndësishëm për ty.
Mos u shqetëso për ata që të urrejnë, kujdes më shumë nga ata që bëjnë sikur të duan.
*Burimi Giorno dopo Giorno