11-vjeçari diplomohet si fizikant: ‘Qëllimi im është pavdekshmëria’

Laurent Simons, një fëmijë nga qyteti bregdetar belg i Ostendit, sapo është diplomuar në Universitetin e Antwerpen me një diplomë bachelor në fizikë, duke e bërë atë të diplomuarin e dytë më të ri në botë.

11-vjeçarit iu desh vetëm një vit për të marrë diplomën në bachelor, ndërkohë që një studenti normal i duhen minimumi tre vjet.

Në një bisedë me të përditshmen holandeze De Telegraaf, Simons tha: “Nuk më i intereson fakti që jam më i riu i diplomuar, unë dua vetëm të marrë njohuri.”
 
“Qëllimi im është zëvendësimi i pjesëve të trupit me pjesë mekanike”- tha Simons.

‘Pavdekshmëria’ është qëllimi i tij kryesor.
 
“Unë dua të jem në gjendje të zëvendësoj sa më shumë pjesë të trupit që të jetë e mundur me pjesë mekanike. Kam hartuar një rrugë për të arritur atje. Ju mund t’ju duket si një enigmë e madhe. Fizika kuantike – studimi i grimcave më të vogla – është pjesa e parë e enigmës “, -tha ai.

Për të zgjidhur atë enigmë, ai tha se duhet të punojë me profesorët më të mirë në botë, të depërtojë në mendjet e tyre dhe të zbulojë se si ata mendojnë.

Ai përfundoi shkollimin e tij të mesëm në vetëm 1.5 vjet dhe mori diplomën e shkollës së mesme në moshën tetë vjeçare.

Vitin e kaluar, ai ishte i interesuar për mekanikën klasike dhe fizikën kuantike dhe u fiksua për të ditur gjithçka që mundte për to.

Share With:
Translate »
154 Views