13 vjeçari shqiptar mahnit jurinë e The Voice Kids në Gjermani

Spektakli “The Voice of Kids” është një ndër programet më të ndjekura në të gjithë botën.

Ky format ka arritur në edhe në Shqipëri, dhe promovon talentët e rinj, të cilët synojnë që në të ardhmen të bëhen këngëtarë.

Jo të paktë janë shqiptarët që kanë pasur sukses në këtë format në shtete të huaja.

Besim Karpuzi është 13 vjeçare me prejardhje nga Shala e Lipjanit, i cili ka sprovuar veten së fundmi në spektaklin e “The Voice Kids” në Gjermani.

Ai ka interpretuar këngën “The Rainbow Connecntion”, ndërsa bindi tre nga anëtarët e jurisë që të kthejnë karriget për të.

Për ta bërë edhe më emocionuese paraqitjen e tij, produksioni kishte menduar që të mos e shfaqte imazhin e tij, duke e mbuluar me një perde skenike.

Vetëm pasi ka mbaruar performancën dhe ka marrë komentet e jurisë, publiku kanë arritur të shohin pamjen e 13 vjeçarit.

Share With:
Translate »
812 Views