Rudina Dembacaj flet e prekur për babain e ndjerë: Për një vajzë është absolutisht më i rëndësishmi

Rudina Dembacaj nuk nguron asnjëherë të flas për babain e saj të ndjerë. Ajo ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me të, ashtu si çdo vajzë dhe këtë e tregon në çdo dalje televizive.

Më e fundit, ishte mbrëmjen e djeshme në “Style Star Show”. Rudina ishte në pozicionin e anëtares së jurisë dhe teksa po vlerësonte veshjen e një nga konkurenteve, foli dhe për të atin

Ajo tregoi se për një vajzë babi është absolutisht më i rëndësishmi.

“Lidhja e jashtëzakonshme me babin. Fatkeqësisht, unë e kam humbur. Ke një fat shumë të madh dhe nuk ka lidhje më të shenjtë se sa t’i bësh gjërat bashkë me babin, bashkë me prindin në përgjithësi, por për një vajzë babai është absolutisht më i rëndësishmi”, u shpreh aktorja./abcnews.al

Share With:
Translate »
123 Views