14 fëmijë u kthyen nga kampet e ferrit Al Hol, por jo nipat e tij, Gjyshi me lot pret ende tek dera

Elona Shuli e cila prej 8 vitesh ndodhet në Siri në kampin Al Hol së bashku me 4 fëmijët e saj, nuk ishte as këtë herë në listën 19 personave që u riatdhesuan mëngjesin e së dielës.

Vjehrri i saj Dylber Shuli, 82 vjeç nga fshati Zagorçan i Pogradecit me lotë në sy thotë se e mori lajmin që as këtë herë nuk do të mund të takonte nipërit e mbesat.

“I pashë që dolën në televizor. Fëmijët e Krenar Shulit janë të pafajshëm. Kanë ikur kur ishin më të vegjël se 12 vjeç”

Ai shikon fotot e nipërve, ndërsa tregon mesazhet me Elonën, e cila pak kohë më parë thoshte se dëshironte që të kthehej.

“Mirë o baba mirë zoti ta shpërbleftë ça me thënë unë. Elhamdulilah, zoti ta shpërbleftë, Ama nuk e di, pyetëm pak për Shqipërinë, edhe Shqipëria po përmendet këtu por s’e  di!”

Djali i Dylberit, Krenar Shuli shkoi në Siri 8 vjet më parë, së bashkui me gruan dhe 4 fëmijët, ndërsa Elona, vajza e madhe u martua në moshën 12 vjeçare dhe tanimë ka lindur një fëmijë.

Autoritetet kanë deklaruar se do të ketë dhe një operacion të katërt, ku do të synohet kthimi i të gjithë shqiptarëve që kanë pranuar të kthehen në atdhe.

Share With:
Translate »
127 Views