“14 vjeçe nuse”, drama e Çajupit përsëritet në Divjakë

Një 34-vjeçar nga Divjaka u arrestua pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, 14 vjeç. Shtetasi Aranit Arapi, ishte martuar në verën e 2023 me të miturën, martesë për të cilën prindërit e saj nuk ishin dakord.

Nga ana tjetër, prindërit e 34-vjeçarit thonë se ata nuk e dinin moshën e nuses minorene dhe se e reja ka këmbëngulur të vazhdonte lidhjen për shkak të dashurisë.

Denoncimin në polici e kanë bërë prindërit e vajzës. Pas arrestimit të 34-vjecarit, ajo është larguar nga banesa e  burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia.

“Bëmë dasmën me frikë se thamë mos vinin me kallasha, nuk e di andej-këtej”.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se fenomeni i martesave me të mitur prej vitesh ka mbetur shqetësues për Shqipërinë.

Të dhënat e nxjerra nga anketat tregojnë se deri në vitin 2019, ishin 20 martesa të tilla, në vitin 2020, janë regjistruar 16, teksa viti 2022 shënoi edhe vitin ku asnjë martesë me të mitur nuk u regjistrua.

Megjithëse organizatat botërore shprehin shqetësim se numrat që masin këtë fenomen në të gjithë vendet, mund të jenë realisht më të lartë nga ato të marturat zyrtarisht nga institucionet.

Share With:
Translate »
71 Views