Schumacher në dasmën e vajzës së tij, Gina. Ku dhe si do të jetë vila, totalisht e “blinduar”

Lule portokalli për Gina Schumacher, vajzën e shtatë herë kampionit botëror Michael Schumacher, e cila do të martohet këtë verë me të fejuarin e saj Ian Bethke. Ashtu si me të gjitha dasmat, në të cilat përgatitjet nisin shumë përpara, bazuar mbi të gjitha në dëshirat personale, edhe kjo nuk bën përjashtim.

Megjithatë, në këtë rast, kur ishte koha për të zgjedhur vendndodhjen, prioritet për Gina duket se ka qenë babai i saj Michael dhe kushtet e brishta shëndetësore, për shkak të aksidentit tragjik të skijimit në Alpet franceze 10 vite më parë.

A do të jetë Michael atje? Sipas mediave gjermane, vila e dasmës do të jetë shumë “e blinduar”, pasi Schumacher do të jetë pranë të parëlindurës së vet në një ditë kaq të veçantë. Rezidenca ndodhet në Spanjë, në kodrat e Port d’Andratx, pranë Palma de Mallorca, dhe është në pronësi të familjes së 7 herë fituesit të Formula 1.

Në fakt, ajo u ble nga bashkëshortja e Schumit, Corinna, në vitin 2018, nga presidenti aktual i Real Madridit, Florentino Perez. Padyshim që vila i përshtatej nevojave të 7 herë kampionit të botës, sikur të ishte një lloj klinike private, duke qenë se Michael kërkon ndihmë të vazhdueshme mjekësore.

Të njëjtat media gjermane që dhanë lajmin e martesës nuk kanë asnjë element të besueshëm për të thënë me siguri se Schumi sot jeton atje apo jo. Dhe se në një farë mënyre ai do të jetë i pranishëm në dasmën e së bijës.

Lajmi është diçka për të cilën të gjithë shpresojnë, veçanërisht sepse mjedisi dhe temperaturat e buta do t’i lejonin të merrte pjesë dhe ta përjetonte ngjarjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe pse nuk ka asgjë të sigurt dhe zyrtare në këtë drejtim, familja do të bëjë gjithçka për të siguruar që Michael të jetë pranë Gina së tij.

Share With:
Translate »
70 Views