15-vjeçari me makinën e familjarëve përplas për vdekje një të moshuar në Tiranë, arrestohet

Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ditën e sotme ka përplasur për vdekje një 82-vjeçar në zonën e Yshrekut.

Policia thotë se 15-vjeçari po ngiste makinën e familjarëve të tij, kur përplasi për vdekje të moshuarin që po lëvizte me biçikletë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share With:
Translate »
43 Views