15 vjeçarja rrëfen përdhunimin: Nuk tregova se më vinte turp | Video
Vajza 15 vjeçare e përdhunuar nga një fqinj 55 vjeçar, ka deklaruar momentin e tmerrit se si është dhunuar seksualisht dhe se si e ka kuptuar që ishte shtatzënë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit.
Xh.B: Erdhi në dhomë ku isha dhe me kapi me dhunë. Nuk tregoja se më vinte turp nga fshati. Kur mu rrit barku me kuptoi mami. Shkova të infermieria e fshatit dhe me tha qe jam shtatzënë. Kërkoj të dënohet.
Prindërit e vajzës, përveç se kërkojnë dënim maksimal për autorin e ngjarjes, thonë se nuk janë kushte ekstreme varfërie dhe se fëmijën do t’ia dërgojnë familjarëve të 55 vjeçarit,
Prindërit: Kërkojmë dënimin maksimal. Na shkatërroi jetën e vajzës. Do e bëjmë fëmijën dhe do ia lëmë familjareve të tij. Jetojmë në kishte ekstreme.
Ligor B i ka thënë policisë se nuk ka lidhje me ngjarjen, duke deklaruar se kanë hyrje-dalje me familjen e vajzës.
Policia sqaron: “Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë më datë 14.10.2017 në prani edhe të psikologes, nga një shtetase 15-vjeçare, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë kjo shtetase ka ngelur shtatzënë”.