Njihuni me 3-vjeçarin që “kalëron” pitonin 6 metra të gjatë | Video

Pamjet e frikshme tregojnë momentin kur një djalë 3-vjeçar ‘kalëron’ një piton gjigand. Pitoni i gjatë 6 metra dhe me peshë 80 kg, është mbajtur në shtëpinë e një familje në provincën Thanh Hoa, në Vietnamin verior. Shirat e mëdha përmbytën të gjithë vendin këtë javë duke vrarë të paktën 54 persona dhe shkatërruar qindra mijëra shtëpi. Por 3-vjeçari, nuk mundi të përmbante dot emocionet, kur prindërit e tij lëshuan gjapërin në oborrin e përmbytur për tu relaksuar dhe për të luajtur. Ai menjëherë u ul sipër trupit të pitonit vdekjeprurës dhe filloi të qeshte pasi i dukej diçka argëstuese.

Share With:
Translate »
637 Views